Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

Ora News – Drejtoria e Pastrimit të Parave vendosi 33 gjoba gjatë 2016-s

Ora News Lajme
Ora News Lajme
2 years ago|0 view
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka vendosur 33 gjoba përgjatë vitit 2016 me një shumë totale prej 30 milionë lekë.
Prej tyre, 10.7 milionë lekë gjobë kanë marrë bankat e nivelit të dytë, me 4 milionë më shumë se në vitin 2015.
Ndërsa zyrat e këmbimit valutor duket se kanë një përmirësim krahasuar me raportin e shkuar ku janë vendosur 5 gjoba me 3.5 milionë lekë, nga 6.8 milionë të vendosura një vit më parë.
Po ashtu 11 noterë janë ndëshkuar me 3.4 milionë lekë. Gjatë kontrollit të të dhënave, në katër raste janë gjetur me shkelje lojërat e fatit me 3.6 milionë lekë gjoba, por dhe shoqëritë e ndërtimit me 4 raste me 3.8 milionë lekë të ndëshkuara. Në vitin 2014 për shoqëritë e ndërtimit u vendosën 11 gjoba dhe në vitin 2015, 15 gjoba.
Agjencia e Parandalimit të Pastrimit të Parave thekson se përveç inspektimeve në vend, janë vlerësuar edhe praktikat e raporteve të vetëkontrollit apo indice të tjera nga monitorimi në distancë i subjekteve për shkelje të detyrimeve.
Po ashtu në raportin vjetor bëhet e ditur se gjatë vitit 2016 janë arkëtuar 31?786?000 lekë në total, nga të cilat: ? 17?660?000 lekë janë arkëtime nga masat administrative të vendosura në vitin 2016 dhe ? 14?126?000 lekë janë arkëtime të masave administrative të mbartura nga vitet e mëparshme. Nga masat administrative të vendosura gjatë këtij viti, 19 prej tyre janë arkëtuar, ndërsa pjesa tjetër ka vazhduar ankimimin në rrugë gjyqësore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drejtoria-e-pastrimit-te-parave-vendosi-33-gjoba-gjate-2016-s/

Browse more videos