Zv/presidenti amerikan vizitë në Podgoricë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zëvendës presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikës Majk Pense ka nisur turin ne Europe nga Gjeorgjia. Pasditen e se martës ai ka mbërritur ne Malin e Zi, anëtarin me te ri te Aleancës se Atlantikut te Veriut dhe është pritur ne Aeroportin e Podgoricës nga presidenti dhe kryeministri i vendit.Zyrtari i larte i Shteteve te Bashkuara pritet te riafirmoje mbështetjen amerikane per Ballkanin perëndimor. Pense do te marre pjese ne samitin e vendeve te Kartës se Adriatikut, i cili mbahet ne Mal te Zi. Ne ketë samit do te jete i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ai malazez Dushko Markovic dhe ai i Maqedonisë Zoran Zaev. Mësohet se zëvendës presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikës do te ketë nje takim me shefin e qeverise shqiptare, takim qe konfirmohet edhe nga zyra e kryeministrit Rama. Bisedime te veçanta do te mbahen edhe me liderët e tjerë te vendeve te rajonit.Me herët nga Gjeorgjia, zëvendës presidenti beri te qarte se Uashingtoni do te mbështesë aleatet e tij besnik ne Europe.?Presidenti Trump më ka dërguar në këtë turne me një mesazh shumë të qartë për vendet baltike, për popullin gjeorgjian dhe më pas për Malin e Zi, se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah vendeve liri-dashëse në botë. Dhe ashtu siç e ka thënë presidenti, këtë do ta bëjmë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra?.Majk Pens është zyrtari me i larte amerikan ne presidencën Trump qe viziton Ballkanin. Rajoni ka qene vazhdimisht ne vëmendjen e Shteteve te Bashkuara qe kane luajtur rol vendimtar ne zgjidhjen e krizave te zgjatura politike. Vizita merr rendësi te veçante, sidomos pas përpjekjeve te Rusisë per te rritur ndikimin ne rajon.
Recommended