Report TV - 90-vjeçari rikonstruktoi pallatin me lekët e dëmshpërblimit

  • 7 years ago
Nga ferri i burgjeve të diktaturës në një shembull frymëzimi për komunitetin. Thanas Dhespo sot i ka kaluar të 90-tat, ndonëse mbi kurriz mban vuajtjet e 16 viteve në burgjet politike, të cilat diti t?i kthejë në shpresë dhe humanizëm.

Për shkak të moshës, por edhe të emocioneve, ai e ka të vështirë të shprehet me fjalë, por jo me shembuj në komunitet. Së bashku me Nicën, bashkëshorten e tij, ata vendosën të bëjnë diçka që rrallë ndodh në komunitetet tona, duke surprizuar jo vetëm fqinjët më të cilët ndajnë pallatin ku jetojnë, por edhe banorët e lagjes përreth.

Një pjesë të parave që mori për vitet e burgut, pas ndryshimit të ligjit në vitin 2014, sipas të cilit ish të dënuarit e gjallë e përfitonin të parët dëmshpërblimin, Thanasi i investoi jo në shtëpinë e tij, por në të mirë të komunitetit. Ai rikonstruktoi hyrjen dhe shkallët e gjithë pallatit, duke u bërë kështu një model për gjithë komunitetin.

Duke e cilësuar si një shembull frymëzimi në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri një vizitë në shtëpinë e ish të përndjekurit politik, Thanas Dhespo, të cilit i dha edhe medalje e mirënjohjes së qytetit. Teksa e falenderoi për mikpritjen, kryebashkiaku Veliaj i shprehu mirënjohjen Thanasit që paratë e dëmshpërblimit që mori pas ndryshimit të ligjit kur ai ishte ministër i Mirëqenies Socialiste dhe Rinisë, i përdori për të rikonstruktuar shkallët e pallatit.

Category

📺
TV

Recommended