Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

Report TV - Marrëveshja,Meta:Ndihmon LSI do marrim të paktën 34 deputetë

Report TV
Report TV
3 years ago|0 view
Kryetari në detyrë i Kuvendit, Ilir Meta, e quan pozitive arritjen e marrëveshjes Rama-Basha për përfshirjen e opozitës në zgjedhje si dhe miratimin e Vettingut.

Gjatë një deklarate për mediat, Presidenti i ardhshëm tha se pakti ndihmon LSI-së, pasi siç theksoi ai, sipas rezultateve të 2015-ës, LSI merr në këto zgjedhje të paktën 34 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

"Kjo është një marrëveshje që e ndihmon LSI-në. Në mënyrë shmë të qartë, me rezultatet e 2015-ës, LSI merr të paktën 34 mandate deputetësh në të gjithë vendin. Pas dy vitesh, 2017, rritja do të jetë në një progresion të pamenduar.

Marrim shtatë mandate në Tiranë, katër në Durrës, katër në Fier, katër në Elbasan apo dhe tre në Korçë", u shpreh Meta.

Browse more videos