Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

Report TV - Dita ndërkombëtare e biodiversitetit Smailaj: 2 mln € investime në Alpe

Report TV
Report TV
3 years ago|0 view
2 milion euro është fondi që GIZ po investon në ruajtjen e agro-biodiversitetit në zonën e Alpeve, ku ka kërkuar edhe zhvillimin e turizmit.

Kjo deklaratë u bë nga Shpresa Smailaj në ditën ndërkombëtare të biodiversitetit.

?Aktiviteti i sotëm, ka për qëllim promovimin e ditës ndërkombëtare të bio- divesitetit. Kombet e Bashkuara kanë shpallur këtë vit, si viti i qëndrueshëm për zhvillim. Ideja e kësaj ekspozite është të ndërgjegjësojmë turistët vendas për bukuritë dhe vlerat që mbartin zonat tona turistike. Zonat që janë përfshirë në ekspozitë janë Alpet Shqiptare, është zona e Dajtit e cila është zona e Bashkisë së Tiranës e cila na ka mirëpritur, zonat e Divjakës, zonat e jugut edhe fshatrat e tjerë të Shqipërisë. Këto zona janë të mbrojtura kryesisht, ka edhe zona të panjohura siç është Parku Rajonal i Shkrelit, Parku Rajonal i Nik Mërturit. Gjithashtu ne po përpiqemi të promovojmë edhe fshatrat e jugut, që kanë vlera të mëdha kulturore?, u shpreh Smailaj.

Browse more videos