Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

Ora News – Sëmundjet e veshkave si epidemi, 10-12% e popullatës të prekur

Ora News Lajme
Ora News Lajme
2 years ago|7 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

10-12% e popullatës është e prekur nga sëmundjet e veshkave duke e çuar këtë grup patologjie të ngjashme me epideminë. Mjekët në shërbimin e nefrologjisë në QSUT i lidhin shkaqet edhe më sëmundjet të tjera që kanë prekur pacientin si diabeti, ndërhyrjet kardiake si dhe faktorin gjenetik.
Sëmundjet e veshkave kanë arritur përmasat e një epidemie. Mjekja nefrologe në QSUT, Matilda Imeraj, i referohet statistikave të fundit kur thotë se 10-12% e popullatës në Shqipëri është e prekur nga këto sëmundje.
Matilda Imeraj: Sipas revistës prestigjioze për 2017 evidentohet fakti se ka një rritje të sëmundshmërisë nhë botë dhe Shqipëri. Kjo rritje e sëmundshmërisë arrin në shifrat 120% duke kapur 10-12% të popullatës totale.
Së tepërmi, shkaqet janë të lidhur me sëmundje të tjera që kanë impakt në veshka, si dhe faktori gjenetik.
Matilda Imeraj: Një shkaktar kryesor është diabeti melitus, si shkaktar tjetër përmendim hipertensionin, janë sëmundjet imunologjike si glomorunefritet, kalkuloza renale pra prania e gurëve në veshka, infeksionet urinare të traktit të poshtëm dhe të sipërm. Shkaktarë të tjerë janë sëmundjet gjenetike, të trashëguara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/semundjet-e-veshkave-si-epidemi-10-12-e-popullates-te-prekur/

Browse more videos