Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

Ora News – “Drejtësi për Himarën”, babai i studentes kërkon rihapjen e hetimeve

Ora News Lajme
Ora News Lajme
3 years ago|0 view
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

5 vjet nga tragjedia e Himarës ku humbën jetën 13 të rinj, familjarët e viktimave kërkojnë rihapjen e hetimeve për këtë ngjarje. Ora News ishte në familjen Stafa në Krujë, ku mes lotëve familjarët ngrejnë dyshime se nuk bëhet fjalë për gabime njerëzore, duke iu drejtuar institucioneve hetim të plotë.
Në familjen Stafa, prej 5 viteve lotohet për humbjen e Dorinës, studente e Universitetin e Elbasanit që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e Himarës.
Kujtimet e lëna pas të 21 vjeçares, blloqet e shënimeve apo vargjet në poezi, ruhen me fanatizëm nga familja e cila sot flet duke kërkuar drejtësi.
Familja Stafa, por edhe familje të tjera që sot humbën fëmijët e tyre kërkojnë rihapjen e hetimeve për atë ngjarje.
Ata dyshojnë se nuk bëhet fjalë për gabim njerëzor, por shtetëror.
Hasan Stafa: Jemi të zhgënjyer nga strukturat shtetërore, nga këto qeveritarë të pandershëm, qeveritarë të korruptuar. Ne kemi kërkuar riekspertimin e asaj tragjedie. Ky nuk është një gabim njerëzor, është një gabim shtetëror. Ende ne vazhdojmë gjyqet dhe nuk kemi një përgjigje.
Hasan Stafa, denoncon edhe një tjetër fakt që e konsideron një vrasje të dytë dhe një dhimbje të pakapërcyeshme. Ai thotë se janë ofruar në trajtë dëmshpërblimi para nga 5-10 mln lekë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drejtesi-per-himaren-babai-i-studentes-kerkon-rihapjen-e-hetimeve/

Browse more videos