Ora News – Rama: E lutëm LSI për koalicion por nuk donte, qëllimi të marrim 71 mandate
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas marrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha ditën e hënë do të mblidhet seanca e jashtëzakonshme parlamentare për të votuar komisionet e vettingut. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Rama gjatë darkës së punës që u zhvillua me kandidatët për deputetë. Në seancën plenare që do të mblidhet në orën 18:00 pritet të miratohen edhe ndryshimet në qeveri me ministrat teknik dhe ndryshimet në kodin zgjedhor.

Kryeministri Edi Rama në darkën me kandidatët socialistë mbrëmjen e së shtunës i ka dhënë porositë për fushatën zgjedhore që pritet të filloje zyrtarisht në 25 maj.

Mësohet sipas burimeve se Rama i ka thënë kandidatëve "bëni fushatë derë më derë, pasi qëllimi kryesor është që PS të marrë mbi 71 mandate. Punoni ditë e natë në terren për çdo votë. Mos lini njeri pa takuar"

Në lidhje me koalicionin me LSI, Rama ka thënë: " Ju lutëm LSI-së për koalicion, nuk donte, thonin jo sot jo nesër "

Po ashtu sipas burimeve të Ora News kreu i qeverisë ka sqaruar edhe marrëveshjen me kreun e PD, Lulzim Basha për të cilën ka thënë se ka qenë më e mira për PS.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-mbledh-kandidatet-per-deputete/
Recommended