Droga në Përmet, gazetari i Report Tv paralajmëroi një ditë më parë "shkrirjen" e komisariatit
  • 7 years ago
24 orë pas zbulimit të depos rekord me 12 ton kanabis në Përmet, Policia e Shtetit në bashkëpunimin me prokurorinë kanë marrë masa të ashpra ndaj 8 punonjësve, duke shkarkuar 2 komisarë, përjashtuar një inspektor, ndërsa ka nisur procedimi disiplinor për 5 drejtues mes tyre drejtorin e Policisë së Qarkut.

Për Drejtorin e Policisë së Qarkut Gjirokastër, Aranit Arapi ka filluar procedimi disiplinor për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit.

Po ashtu ka filluar procedimi disiplinor edhe për zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, Fatmir Hoxha, Shefin e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve Agim Fejzo, Gentjan Shehun me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Asim Beqirajn, me detyrë Shef i Seksionit të Sigurisë Publike.

Ndërsa Kastriot Ndoj me detyrë Shef Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Përmet dhe Ermir Gërxhani, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë janë shkarkuar nga detyra.

Inspektor Pëllumb Qamo, me detyrë Ndihmës specialist SPZ, në Njësinë Administrative Piskovë, u përjashtua nga Policia e Shtetit.
Recommended