Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

Ora News - Gjiknuri nga Finiqi: Reformat e të bërit shtet nuk duhet të ndalen

Ora News Lajme
Ora News Lajme
2 years ago|0 view
Subscribe në Ora News kwtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, njëkohësisht i deleguar i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, shoqëruar nga deputeti i zonës Andrea Marto ishte në Bashkinë e Finiqit ku inspektoi dy projekte investimi, aksin rrugor Dermish-Memoraq dhe ujësjellësin Navarice-Memoraq-Dermish.
Dy veprat publike sëbashku janë financuar nga Buxheti i Shtetit përmes Fondit për Zhvillimin e Rajoneve ndërsa vlera e tyre shkon në 1.5 miliard lekë të vjetra.
Kryebashkiaku i Finiqit, Leonidha Hristo deklaroi se punimet për këto dy vepra po ecin normalisht dhe shumë shpejt do të përfundojnë duke i shërbyer komunitetit të disa fshatrave.
?Aksi i rrugës Dermish-Memoraq është 2.8 kilometra dhe është financiar përmes një fondi prej 995 milion lekë të vjetra. Paralelisht po investohet edhe në një vepër të dytë që është ajo e ujësjellësit me rrjedhje të lirë që i shërben tre fshatrave të zonës. Gjej rastin të falenderoj qeverinë për vëmendjen e treguar ndaj Finiqit?, u shpreh Hristo.
Ministri Gjiknuri tha se investimet që po ndodhin si në infrastrukturën rrugore ashtu edhe atë energjitike apo në ujësjellës shërbejnë për të përmirësuar jetën e banorëve të këtyre zonave por njëkohësisht tregojnë vëmendjen e qeverisë veçanërisht për këto zona minoritare.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/gjiknuri-nga-finiqi-reformat-e-te-berit-shtet-nuk-duhet-te-ndalen/

Browse more videos