Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

Ora News – Vrasja e Artan Çukut, Hodaj: Nuk kemi pasur kërkesë nga viktima se ndihej i kërcënuar

Ora News Lajme
Ora News Lajme
2 years ago|0 view
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Policisë së Tiranës duke folur nga vendi i ngjarjes tha se është ende herët për të folur për dinamikën e vrasjes s ë ish-drejtorit të policisë Vlorë. Ai tha se janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.
Hodaj tha se nuk ka pasur ndonjë kërkesë për kërcënim nga viktima.
Ervin Hodaj: Kanë shkuar shërbimet në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar të goditur me armë zjarr ish-drejtorin e policisë Artan Çuku rreth 40 vjeç. Plumbat kanë qenë fatalë për jetën, nuk ka pasur mundësi për transport në spital. Është krijuar grupi hetimor, janë ngritur postblloqe. Janë dhënë të dhënat mbi autorët e mundshëm, është ngritur grupi hetimor si nga policia e shtetit dhe ajo e Tiranës me ekspertët më të mirë për të zbardhur këtë ngjarje. Jemi në fazat e para të hetimit, nuk mund të shprehem lidhur me mekanizmin dhe autorët, por angazhimi ynë është maksimal për ta zbardhur këtë ngjarje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hodaj-nuk-kemi-pasur-kerkese-nga-viktima-se-ndihej-i-kercenuar/