SHBA: Të zhgënjyer nga Moska - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sekretari amerikan i shteti Rex Tillerson nuk është shprehur aspak i habitur nga qëndrimi dhe reagimi i Rusisë ndaj sulmit me raketa ne Siri. Sipas tij, qëndrimi i Moskës ishte zhgënjyes, por aspak i papritur. ?Jam tepër i zhgënjyer nga përgjigja e Moskës, sepse kjo dëshmon mbështetjen e vazhdueshme të saj ndaj qeverisë së Bashar Al Assadit dhe në veçanti, përkrahjen për një regjim që është i aftë të ndërmarrë sulme të tilla të llahtarshme mbi popullin e vet. Fatkeqësisht nuk mund të them që ishte ndonjë surprizë e madhe për ne.? Sulmi me raketa Tomahavvk e bazës siriane nga ku besohet se u nisën avionët me lëndë kimike, i kushtoi jetën 6 personave. Vladimir Putin foli për agresion kundër një kombi sovran e Moska premtoi forcimin e mbrojtjes antiajrore të Sirisë. Irani e Kina kundërshtuan gjithashtu ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara. Megjithatë veprimi i Trumpit u përshëndet nga shumica e vendeve perëndimore dhe NATO, e përpos kësaj, gjeti edhe mbështetje të gjerë dypartiake në radhët e Senatit amerikan, ndonëse pati edhe anëtare të shqetësuar nga fakti që presidenti nuk kërkoi autorizimin e kongresit për një veprim të tillë ushtarak. Në krah të Trumpit dolën deri edhe disa prej kundërshtarëve të tij më të fortë politikë, përfshire kryetaren e demokrateve Nensi Pelozi.

Category

📺
TV

Recommended