Report TV - Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Shkodër, dy të plagosur
  • 7 years ago
Dy persona mbeten të plagosur gjatë një aksidenti automobilistik, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e të martës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër.

Personat e plagosur dërgohen menjëherë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia arrin në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Recommended