Report TV - Zhduken vepra të rralla të Muzeut Historik të Beratit
  • 7 years ago
Piktura mbi dyqindvjeçare e piktorit Gjergj Trifoni e zhdukur nga Muzeu Historik i Beratit pas vitit 1991, nuk dihet se ku ka shkuar, pohon drejtoresha e Muzeut Historik të Beratit Marela Guga.

Historia e zhdukjes së pikturës së vjetër u bë publike dy ditë më parë në Report TV. Bëhet fjalë për tablon me Skenderbeun mbi kalë që ka në sfond lagjen Mangalem të Beratit.

Tabloja e blerë në Athinë që në vitin 1925 nga familja elbasanase Kreka ishte pronë e Muzeut të Beratit që nga viti 1987. Guga pohon se vetëm ka dëgjuar për pikturën, por s?e ka gjetur në muze kur mori detyrën

Sipas Gugës tabloja e Gjergj Trifonit nuk është e vetmja që ka humbur, por kanë humbur edhe abazhurë argjendi, vepra arti e shumë objekte të tjera.

Muzeu Historik i Beratit u shkatërrua pas viteve ?90 dhe reliket e tij të shumta janë strehuar në një nga zyrat e rëndomta të pallatit të kulturës.
Recommended