Burg për drejtorin e burgut Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Nuk kam shkelur asnjë ligj dhe për këtë arsye jam krenar. Unë kërkoj nga prokuroria dhe gjykata të më tregojnë se kur e kam shpërdoruar detyrën dhe çfarë ligji kam shkelur?. Me këto pretendime është paraqitur para gjykatës ish-drejtori i burgut te Durrësit Astrit Kote. Por pavarësisht se mohoi akuzat, gjykata ka vendosur arrest me burg. Astrit Kote u arrestua tre dite me pare pasi dyshohet se ka ndihmuar ne lirimin nga burgu te Lulzim Berishës. Prokuroria thotë se ai ka llogaritur gabim të vitet e burgut të Berishës, duke ndikuar ne vendimin e gjykatës qe e la te lire. Por Astrit Kote ka replikuar me gjyqtarin e çështjes dhe prokurorin, duke pretenduar se është i pafajshëm dhe nuk e ka shkelur ligjin. Ai është shprehur se nuk e ndien veten fajtor dhe nuk do qe ta shohin me keqardhje, sepse është i pafajshëm. Kote pretendoi me tej se kishte firmosur vetëm materialin e përgatitur nga juristi i burgut, Tedi Labi.

Category

📺
TV

Recommended