Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Rinegociohet marrëveshja me TAP - News, Lajme - Vizion Plus

2 years ago0 views

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Negociatat me TAP do t?i japin Shqipërisë 80 milionë euro shtesë përfitime në investime. Në marrëveshjen e parë të nënshkruar nga qeveria ?Berisha?, shuma arrinte deri në 7.3 milionë euro, ndërkohë që me shtesën aktuale arrin në 87.3 milionë euro. Lajmi u bë publik nga Ministri i Energjetikës, DamiAn Gjiknuri gjatë takimit me drejtorin menaxherial të TAP, Ian Bradshou, pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit.?Nëse një vend tjetër do të ketë përfitime ekstra gjatë projektit edhe Shqipëria do të ketë. Kjo negociatë do t?i japë Shqipërisë 80 milionë euro ekstra. Jemi duke diskutuar me ta për një paketë tjetër mbështetëse. Sektori i gazit nuk është më një ëndërr. Ky është një proces që do të miratohet nga parlamenti, por dua të theksoj rëndësinë e këtij procesi. Në këtë marrëveshje palët kanë arritur kompromisin e duhur. Falenderoj të gjithë partnerët e TAP dhe qeverinë zvicerane?.Ministri u shpreh se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje rriten të ardhurat për tatimet, e po ashtu dhe mbështetja e TAP për kompanitë shqiptare te gazit.?Kjo marrëveshje e amenduar i krijon mundësinë Shqipërisë që të trajtohet tashmë në mënyrën e duhur dhe të ribalancojë angazhimet e saj kontraktuale si vend pritës i gazsjellësit duke maksimalizuar përfitimet. Qeveria e Shqipërisë mirëpret angazhimin e TAP për vazhdimin e projekteve të investimit në dobi të komuniteteve lokale, në infrastrukturën energjitike dhe atë të transportit?.Drejtori Manaxherial i TAP garantoi se kompania do vijojë mbështetjen në projektet me interes social në Shqipëri.?Ne do të vijomë të jemi ?fqinj? të mirë dhe një korporatë me përgjegjshmëri të lartë shoqërore e qytetare dhe do të mbështesim projekte Sociale dhe Mjedisore që sjellin përmirësime të qëndrueshme në cilësinë e jetës së komuniteteve që jetojnë pranë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri.?Ministri tha se falë këtij projekti 60 milionë euro përfitohen nga të ardhurat mbi tatimet dhe 14 milionë euro nga investimet në komunitetet lokale, ku do të kalojë gazsjellësi. Po ashtu, parashikohen dyfishim i fondeve për trajnime në sektorin e gazit natyror nga 350 mijë euro në 700 mijë euro.

Report this video

Select an issue

Embed the video

Rinegociohet marrëveshja me TAP - News, Lajme - Vizion Plus
Autoplay
<iframe frameborder="0" width="480" height="270" src="https://www.dailymotion.com/embed/video/x5cwdyj" allowfullscreen allow="autoplay"></iframe>
Add the video to your site with the embed code above