Report TV - Çonin ushtarë për ISIS, Apeli jep 109.6 vite burg për 9 xhihadistët

  • 8 years ago
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë 109.6 vite burg për nëntë të vetëshpallurit imamë, të cilët akuzohen se rekrutonin njerëz për t'i dërguar ushtarë të ISIS-it.

Apeli nuk ka ndryshuar masën e dënimit për katër prej xhihadistëve, Genc Balla, Gert Pasha, Bujar Hysa dhe Edmond Balla. Për ta është lënë në fuqi
dënimi i Gjykatës së Shkallës së parë, përkatësisht 17 vite burg për dy të parët, 18 vite burg për Bujar Hysën dhe 13 vite për Edmond Ballën.

Category

📺
TV

Recommended