Ora News – Ligji i Dhomave, Bizneset: Ligj antikushtetues, vendos taksë të fshehtë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ligji i dhomave të tregtisë ngjalli debate gjatë takimit mes përfaqësuesve të dhomave dhe atyre të biznesit. Përfaqësuesi i shoqatës së bankave, Spiro Brumbulli e quajti ligjin antikushtetues pasi i detyron bizneset të paguajnë një taksë ekstra.
Brumbulli: Ky ligj i propozuar është në kundërshtim me Kushtetutë dhe kjo është një pikë madhore. Edhe sikur të jetë një qindarkë është një taksë e fshehtë që i vendoset në mënyrë të detyrueshme biznesit dhe madhësia e saj për më tepër do t?i lihet asamblesë.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të dhomës së tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka i cili iu kundërpërgjigj Brumbullit duke e akuzuar se nuk e ka lexuar ligjin.
Jaka: Ligji i Dhomave, është ai ligj që mbron interesat e çdo sipërmarrësi në Shqipëri. Mund të cenojë ndonjë shoqatë, e cila padrejtësisht mund të jetë protagoniste dhe nuk mbron asgjë, por në përgjithësi Ligji i Dhomave mbron të gjithë sipërmarrjen shqiptare. Ky ligj që ju nuk e keni lexuar akoma, e ka zero këtë kosto për të gjithë Start-Up-et që regjistrohen për herë të parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/anetaresimi-i-detyrueshem-bizneset-por-dhe-kunder-ligjit/

Category

📺
TV

Recommended