Report TV - Mati merr çmimin e parë në Festivalin Folklorik të Rapsodëve "Lezhë 2016"
  • 7 years ago
Ansambli i "Matit" nderohet me çmimin e parë "Dervish Shaqa" në Festivalin e 9-të Folklorik Tipologjike Kombëtarë të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullore, Lezhë 2016.

Ky festival u zhvillua në datat 24-25 nëntor dhe priti 14 grupe konkurruese dhe disa përshëndetëse nga shumë treva e Shqipërisë. Ansambli Folklorik Mati u paraqit me "Kanga e Hysenit të Vogël" kënduar nga Xhevrie Vata, në lauri Ikli Punavija, "Me lot bukën tue gatue", kënduar nga Jola Muça, shoqëruar nga Xhevrie Vata dhe Xhoana Kalthi, "Zani i trimave t'Kosovës", kënduar nga Shkëlqim Farrici dhe grupi i burrave, ndërsa në Melodi Instrumentale u luajt nga Orkestrina Popullore e Matit. Materialet e paraqitura nga matjanët u pritën me entuziazëm nga publiku në sallë.
Recommended