Report TV - PD: Dy agjentët që zbuluan drogën në Rrëshen u ndëshkuan nga Rama

  • 8 years ago
Kryetari i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Alibeaj akuzon kryeministrin Rama se mbron trafikantët e drogës.

Sipas Alibeajt, dy agjentët kryesorë të policisë që gjurmuan dhe bënë të mundur kapjen e drogës në Rrëshen janë ndëshkuar.

"Ilir Sula, shefi i sektorit të krimit të organizuar dhe trafiqeve dhe Agron Qullhaj, shefi i anti-drogës në Lezhë, në vend se të shpërbleheshin e të promovoheshin në detyrë nga Edi Rama, janë degdisur në role periferike, pa asnjë motiv" deklaron Alibeaj.

Pak ditë më parë në Rrëshen në një magazinë u sekuestruan mbi 4.2 ton kanabis.

Category

📺
TV

Recommended