Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Shalsi lobon për “plehrat” - News, Lajme - Vizion Plus

2 years ago2 views

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Një nga tre propozuesit e nismës në kuvend për të lejuar importin e mbetjeve në Shqipëri Eduart Shalsi, ka argumentuar se përse duhet lejuar hyrja dhe përpunimi i tyre në territorin shqiptar. Si kryetar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Shalsi hapi seancën e diskutimit me grupet e interesit të kësaj nisme.

?Ka ne 2013 ne ndaluam importin dhe e kam votuar pro me bindje, duke pasur rezerva si psh cfare do ndodh me industrinë e riciklimit pasi pa këtë industri nuk mund te ketë trajtim te duhur te mbetjeve. Atëherë kishte probleme me doganat dhe laboratorët dhe specialistet. Mendoja se pushteti vendor do ishte ne gjendje te trajtimit të mbetjeve gje qe nuk ndodhur. Kam pare qe ka njerëz qe kanr ngritur shqetësime dhe ne do i shkojmë deri ne fund.?

Por forcimin e kontrollit në pikat doganore e ka vënë në dyshim Eduard Cani, Drejtor i Qendrës Rajonale të Mjedisit. Nga ana e saj, industria e riciklimit thotë se po shkon drejt falimentit pasi punon vetëm me 30% të kapacitetit. Në një të ardhme rrezikohet edhe përpunimi i mbetjeve vendase, në një kohë që investimi i bizneseve rickluese ka kapur shifrën 200 milion euro. Por edhe ekspertët e mjedisit çuditërisht kanë qenë dakord me nismën e deputetëve. Në komision mungonin përfaqësuesit e aleancës kundër importit të plehrave. AKIP ka rishprehur qëndrimin se nëse ligji miratohet, do të kërkojë sërish referendum për të hedhur poshtë këtë nisëm. Ndalimi i importit të mbetjeve ishte ligji i parë që shfuqizoi qeveria Rama, ndërsa në një reagim kryeministria shprehet se nuk ka në vullnetin e saj të miratojë propozimin e deputetëve Shalsi, Bushati dhe Derveni.

Report this video

Select an issue

Embed the video

Shalsi lobon për “plehrat” - News, Lajme - Vizion Plus
Autoplay
<iframe frameborder="0" width="480" height="270" src="//www.dailymotion.com/embed/video/x4ttgjw" allowfullscreen allow="autoplay"></iframe>
Add the video to your site with the embed code above