Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Report TV - Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes në spital nëna e dy fëmijëve

2 years ago2 views

TXG8MkagApxY704

Report TV

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në kryqëzimin e rrugës "Jordan Misja" me Unazën pranë Arshivit të shtetit në ora 11:16 minuta siç dhe kanë fiksuar kamerat e sigurisë.

Teksa një nënë me dy fëmijët e saj kalonte rrugën një automjet "Benz" CDI 220 ngjyrë gri me targa AA 476 GLM vjen me shpejtësi i përplas të tre dhe largohet.

Pasi përplas fëmijët ai merr para nënën që përfundon nën makinë dhe kur qytetarët i kërkojnë të ndalojë shoferi automjetit shton shpejtësinë.

Pamjet e frikshme të siguruara ekskluzivisht nga Report Tv, të denja për një skenë horror, janë shkaktuar nga mjeti i identifikuar me pronar Dhimitër Onjela nga Bajkali Delvinës i shpallur në kërkim.

Nëna e dy fëmijëve u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, me ndihmën e qytetarëve, por pas ndërhyrjes kirurgjikale s'mundi t'i mbijetojë plagëve të marra duke gjetur vdekjen.

Dëmtime nga ky aksident pësuan dhe fëmijët që ishin në shoqërinë e nënës duke kaluar rrugën dhe aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve me dëmtime jashtë rrezikut për jetën por të traumatizuar.

Për zbardhjen e këtij aksidenti policia e Tiranës ka angazhuar Njësinë Operacionale dhe Task Forcën për krimin ndaj jetës për të arrestuar shoferin e mjetit i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Dëshmitar në vendngjarje ka qenë gazetari i Kronikës në Report Tv, Arsen Rusta, i cili bën me dije se makina ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit. Ai thotë se qytetarët i kërkuan drejtuesit të mjetit të ndalonte, por pikërisht në këtë kohë ai ka rritur shpejtësinë duke xhiruar gomat mbi trupin e një prej të aksidentuarve.

"I kërkuan qyetarët të ndalojnë, por ai nuk e bëri. Në ato momente shpejtësia ishte mbi 70-80 km në orë. Shoferi i mjetit xhiroi gomat mbi trupin e të aksidentuarës. E tmerrshme. Ky person duhet të dalë para ligjit dhe të ndëshkohet siç e parashikon ligji. Një skenë tmerruese na u afrua. Në momentin e aksidentit, një efektiv policie ishte aty pranë dhe nuk përdori armën, pasi nuk i lejohet ta përdorë armën në ambientet publike", theksoi gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Report this video

Select an issue

Embed the video

Report TV - Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes në spital nëna e dy fëmijëve
Autoplay
<iframe frameborder="0" width="480" height="270" src="//www.dailymotion.com/embed/video/x4ttgfc" allowfullscreen allow="autoplay"></iframe>
Add the video to your site with the embed code above