Report TV - Rama viziton panairin e Policisë: Na sulmojnë se s'duan suksesin
  • 8 years ago
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vizitoi sot panairin e Policisë së Shtetit, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Teksa pa nga afër stendat e ekspozimit të aseteve të Policisë, Rama tha se puna për rritjen e profesionalizmit dhe modernizimin e uniformave blu s'do ndalet. Progresi i shënuar deri tani, tha Rama, është bërë shkak që forcat e së keqes ta sulmojnë Policinë e Shtetit.
Recommended