Report TV - Vritet me thikë 55-vjeçari, në kërkim autori, nofka ‘patatja’
  • 8 years ago
Një konfikt me thika i ka marrë jetën një 55-vjeçari sot rreth orës 10:20 në rrugën ''Llambi Bonata'' në Tiranë.

Luan Koprenska është plagosur rëndë gjatë përleshjes me dy persona të tjerë, por pas dërgimit në spital ka ndërruar jetë.

Sipas Policisë viktima është qëlluar i ulur në një lokal pranë një shkolle të mesme në Kombinat. Policia ka identifikuar autorët e kësaj ngjarje dhe ka shpallur në kërkim Vladimir Islamin e Alban Hykën.

Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes së 55-vjeçarit.
Recommended