Report TV - Çako: Policia e Shtetit s'ka pajisje përgjuese, të hapur për hetime

  • 8 years ago
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako deklaroi sot në komisionin parlamentar të Sigurisë se Policia e Shtetit nuk ka pajisje përgjimi të telefonave celularë.

Gjatë seancës dëgjimore, i pyetur nëse ka dijeni për futjen në territorin e Shqipërisë një pajisje përgjimi, Çako tha se prej disa ditësh në lidhje me këtë fakt ka filluar një procedim penal dhe ai është në dijeni të nisjes së hetimeve. Ai theksoi se është i hapur për hetime dhe Prokurorisë i është vënë në dispozicion i gjithë dokumentacioni për të hedhur dritë mbi këtë çështje.

"Që në momentet kur jam vënë në dijeni të nisjes së hetimeve kam vënë në dispozicion të gjithë burimet e Policisë së Shtetit dhe jam në dspozicion të hetimeve. Kategorik jam që Policia e Shtetit nuk ka patur dhe nuk ka pajisje gjurmuese dhe nuk ka kryear asnjëherë gjurmim telekomunikacioni", tha Çako.

I pyetur nga kryetari i komisionit të Sigurisë, Flamur Noka lidhur me komentet e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri se ekziston një pajisje gjurmimi për trajnim, Çako tha se në inventarin e Policisë së Shtetit nuk ekziston asnjë pajisje përgjimi.

"Nuk konfirmova mosekzistencën, por Policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka në inventarin e saj një pajisje të tillë, përsa kohë është ky legjislacion në fuqi. Gjurmimi është koncept tjetër dhe përgjimi tjetër", theksoi Çako.

Category

📺
TV

Recommended