Tahiri me nxënësit në Durrës për trafikun rrugor- Ora News- Lajm i fundit
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mori pjesë një aktivitet me nxënës të shkollës 9-vjeçare ?Qemal Mici? në qytetin e Durrësit.
Synimi i këtij takimi ishte njohja e nxënësve me rregullat e qarkullimit dhe edukimi i tyre për të respektuar rregullat e trafikut rrugor, si një element kyç për sigurinë e jetës së qytetarëve.
Duke u ndalur tek masat ndëshkuese për shkelësit e rregullave të qarkullimit, ministri theksoi se zbatimi i ligjit duhet të jetë njëlloj për të gjithë. ?Shqipëria e fëmijëve është gjithmonë më e mirë se Shqipëria e të rriturve, ndaj na duhet edhe ndihma e nxënësve për një Shqipëri më të sigurt?, u shpreh Tahiri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-me-nxenesit-ne-durres-per-trafikun-rrugor/
Recommended