Përkujtohet Dede Ahmet Myftari, Kryegjyshata vlerëson Ora News për bashkëpunimin- Ora News-
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryegjyshata Botërore e Bektashizmit ka përkujtuar 100 vjetorin e lindjes së ish-kryegjyshit Dede Ahmet Myftar Ahmataj. Pranë Kryegjyshatës në Tiranë u mbajt një ceremoni e veçantë kushtuar klerikut, atdhetarit dhe dijetarit i cili jetën e veprën e tij ia kushtoi vendit dhe fjalës së Zotit. Në këtë ditë të veçantë, Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj shprehu mirënjohje e vlerësim për bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e Kryegjyshatës Botërore në veprimtarinë e saj.
Komuniteti Bektashinj përkujtoi 100 vjetorin e lindjes së Kryegjyshit Botëror Bektashian në vitet 1948-1958, Dede Ahmet Myftar Ahmataj.
Përfaqësues nga politika, trupi diplomatik, bisnesi, media, kultura, etj, u bënë bashkë në selinë e Kryegjyshatës ku u njohën me jetën dhe veprën e kryegjyshit botëror.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/perkujtohet-dede-ahmet-myftari-kryegjyshata-vlereson-ora-news-per-bashkepunimin/
Recommended