Hetimet për vrasjen e emigrantit në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas vrasjes së 42 vjeçarit Xhevahir Brasha, policia e Durrësit ka bërë të ditura detaje të reja rreth kësaj ngjarje të rëndë. Sipas burimeve zyrtare, 42 vjeçari është qëlluar me armë zjarri në kohën që ka qenë, duke udhëtuar me makinën e tij tip Mercedes Benz. Ai ka qenë duke u kthyer për në banesën e tij, e cila gjendet buzë autostradës Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës. Brasha është qëlluar fare pranë shtëpisë, ndërsa policia ka gjetur në vendngjarje 13 gëzhoja që kanë dalë nga një armë automatik. Kanë qenë të afërmit e tij ata qe dëgjuan krismat dhe u përpoqën t?i japin ndihmën e parë 42 vjecarit. Sipas ekspertizës ai rezulton se ka marrë 8 plagë në trup dhe ka gjetur vdekjen gjate transportimit për ne spital. Viktima kishte 20 vjet që punonte dhe jetonte në Angli si emigrant dhe ishte kthyer vetëm pak kohë me pare në Fllakë të Durrësit. Për të zbardhur ngjarjen, policia po heton në disa pista, siç janë ajo e konflikteve të mundshme që 42 vjeçari mund të ketë krijuar gjatë kohës që ndodhej në Angli, apo edhe në Durrës, si dhe konflikte të mundshme për çështje pronësie.