Beqaj mbron testimin e mjekëve - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma e Ministrisë se Shëndetësisë qe pritet te ndërmerret muajin e ardhshëm, mbi testimin e mjekeve dhe infermiereve ne sistemin shëndetësor publik ka hasur jo pak kundërshti. Ne Komisionin e Shëndetësisë, Ministri Beqaj vazhdoi te mbante te njëjtin qëndrim ndaj testimit duke e konsideruar një fotografim real mbi njohuritë e mjekeve. Sigurisht qe çdo proces qe realizohet ka bazën e tij ligjore kështu do te jete edhe ky proces. Qe do te thotë, çfarë lidhet me pjesën e personelit qe është ne shërbimin parësor është pjese e standardeve te paketës se re te financimit te kujdesit shëndetësor parësor. A mund t?i referoheni ligjit ju lutem? Kush është baza ligjore? Cili ligj ju lutem numrat e ligjeve qe mund te bazohemi?Vendimi qe rregullon financimin e paketës se shërbimit baze shëndetësor. Ndërsa deputeti i LSI Vangjel Tavo, e cilësoi urdhrin e Ministrisë se Shendetsise te pabaze dhe ne kundërshtim me urdhrin e mjekut.Si planifikohet qe te testohen mjeket ne sistemin shëndetësor privat? Për momentin qe do te thotë se me vone edhe mund te behet. Bukur! Mjeket qe punojnë ne sistemin publik nëse nuk i nënshtrohen këtij urdhri se ligj nuk ka, atëherë ju edhe mund t?i pushoni. Ne nëse financojmë shendetsine, nëse investojmë ne pajisje ne infrastrukture duhet te investojmë ne mënyre te vijueshme para publike për burimet njerëzore ne shëndetësi. Dhe po flas për shendetsine publike. Ndërkohë edhe grupet e interesit, shefat e pavioneve ne QSUT, dhe përfaqësues te urdhrit te mjekut janë shprehur kundër këtij testimi.