Basha në Lezhë: Të largojmë Ramën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy ditë përpara protestës së lajmëruar nga opozita përpara kryeministrisë, kryetari i PD-së Basha ka vijuar takimet në rrethe. Nga Lezha kreu i selisë blu u ka bërë thirrje qytetarëve t'i bashkohen tubimit për t'i thënë jo rrezikut nga droga dhe për të larguar, sipas tij, përgjegjësin kryesor Edi Ramën. Duke i cilësuar deklaratat e kryeministrit si përpëlitje, Basha ka shtuar përpara lezhjanëve se zemërimi qytetar e ka frikësuar Edi Ramen dhe për këtë shprehet i vendosur se e bashkuar me qytetarët, PD do të largojnë Edi Ramën nga qeveria dhe narkorafikantët nga Shqipëria.
Recommended