"Sistemi i sigurisë, i kalbur" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arratisja e 7 te dënuarave me rrezikshmëri te larte shoqërore ka qene një plan i përgatitur disa muaj përpara, ne bashkëpunim edhe punonjës te burgut te Drenovës, te cilët nëpërmjet formave korruptive kane lejuar te hyjnë ne burg arme. Ne këtë konkluzion ka arritur ministri i drejtësisë Nasip Naço i cili një dite pas ngjarjes se rende ka mbledhur ne një takim urgjent 21 drejtore te burgjeve dhe paraburgimeve ne Shqipëri. Gjate komunikimit me mediat, ministri Naço ka zbardhur dinamiken e ngjarjes. Pas kësaj situate është shkarkuar drejtori i burgut te Drenovës, Genci Postoli si dhe zinxhiri drejtues i Shërbimit te Kontrollit te Brendshëm te burgjeve, pasi sipas ministrit Naço kane dështuar ne parandalimin e kësaj situate. Për ministrin kjo ngjarje tregon se sistemi i sigurisë ne burgje është i dështuar. Nga ana tjetër te gjitha institucionet e vuajtjes se dënimit ne vend janë nen masa te përforcuara sigurie, me qellim parandalimin e situatave te ngjashme.

Recommended