Reshje shiu përgjatë kësaj jave - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zyrtarisht këtë jave kemi hyre ne stinën e vjeshtës. Veshjet e lehta te verës përfundimisht ja lëne vendin rrobave me te trasha e mëngëve te gjata ndërsa çadra do te na shoqëroje vazhdimisht, se paku përgjatë kësaj jave. Parashikohet qe i gjithë territori i vendit te ketë reshje te vazhdueshme shiu dhe vranësira, duke u shoqëruar edhe me rënie te ndjeshme te temperaturave me 5 deri ne 6 grade. Sipas sinoptikaneve, moti i lagësht dhe me temperature te ulëta, pritet te na shoqëroje përgjatë gjithë pjesës tjetër te muajit shtator. Fundjava pritet te jete shume me e freskët, ku termometri pritet te shkoje deri ne 15 grade. Uljen me te madhe te vlerës se temperaturave do ta pësojnë zonat malore, ku ne Puke termometri do te shënoje 6 grade, ne Dibër deri ne 7 grade apo Korça ku temperaturat do te bien deri ne 8 grade, duke sjelle dimrin e parakohshëm. Përgjatë javës, me te theksuara reshjet e shiut do te jene ne bregdetin jugor te Shqipërisë, ndërsa gjate natës do te përfshijnë gjithë territorin e vendit, duke u shoqëruar edhe me shtrëngata. E mërkura dhe e enjtja do te riktheje diellin por vetëm gjate orëve te paradites e me pas reshjet lokale te shiut do te pushtojnë te gjithë vendin.
Recommended