Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Fyle: Integrimi varet nga zgjedhjet - Vizion Plus - News - Lajme

3 years ago0 views

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Shtefan Fyle thekson se përfundimi i zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare dhe europiane, është thelbësor për progresin e mëtejshëm të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Në konferencën për mediat, pas mbylljes së takimit të pestë të Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, Fyle shprehu shqetësimin e Brukselit për zhvillimet e fundit politike sa i përket kompozimit të KQZ-së. "Ne kemi ritheksuar se përfundimi i zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare dhe europiane, është thelbësor për progresin e mëtejshëm drejt Bashkimit Europian. E rëndësishme është që partitë politike shqiptare të rikthejnë besimin e qytetarëve dhe të tregojnë që janë të angazhuara për të treguar funksionimin rigoroz dhe jo partizan të institucioneve demokratike shqiptare. Ne jemi të shqetësuar për zhvillimet e fundit për kompozimin e KQZ-së, që mund të ndikojë në ecurinë e procesit zgjedhor. Ne do të monitorojmë nga afër zgjedhjet dhe për këtë ne do të mirëpresim rekomandimin e misionit të OSBE/ODIHR." Sipas eurokomisionerit, një punë më e madhe duhet bërë në fusha të tjera të sundimit të ligjit, si lufta kundër korrupsionit, krimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ai theksoi se Shqipëria mund t'i përmbushë sfidat për të cilat diskutuam sot, dhe veçanërisht adresimin e 12 prioriteteve kyçe të opinionit të Komisionit Europian.

Report this video

Select an issue

Embed the video

Fyle: Integrimi varet nga zgjedhjet - Vizion Plus - News - Lajme
Autoplay
<iframe frameborder="0" width="480" height="270" src="//www.dailymotion.com/embed/video/x3f36iq" allowfullscreen allow="autoplay"></iframe>
Add the video to your site with the embed code above