Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

"Vrasja e dyfishtë", autorët duhet të ishin në burg, por ja si u liruan

3 years ago9 views

TXG8MkagApxY704

Report TV

Dy autorët e dyshuar për vrasjen e dyfishtë të 1 tetorit në Tiranë rezultojnë me të kaluar kriminale. Sael Sulaj, 19 vjeç dhe Vasiel Çavo, 23 vjeç, akuzohen se kanë ekzekutuar Kevin Rugova 22 vjeç dhe Aurora Oskian 30 vjeç, ndërsa plagosën Elvis Gacaj, 40 vjeç.

Ky i fundit ishte shënjestra e tyre pasi kishin një konflikt për kontrollin e territoreve të shitjes dhe shpërndarjes së kokainës e marijuanës në kryeqytet, kryesisht në zonën e Tiranës së Re. Madje dhe pak javë më parë dy autorët e rinj janë konfliktuar me Elvis Gacajn për të njëjtin motiv.

Rasti i Sulajt
19-vjeçari Sael Sulaj rezulton i dënuar për vjedhje në vitin 2015, ku u dënua me 1 vite e 8 muaj burg. Por, Sulaj mori ulje me 1/3 e dënimit (1 vit, 1 muaj, 10 ditë burgim) dënim të cilin e ka kryer me kohën e paraburgimit. Në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjyqtari Kreshnik Omari urdhëronte lirimin e menjëhershëm të të pandehurit nga dhomat e paraburgimit në burgun e Fushë-Krujës.

Rasti i Çavos
23-vjeçari Vasiel Çavo në vitin 2012 është dënuar ?Prodhim dhe shitje narkotikeve ne formën e mbajtjes?, pasi u kap me rreth 19 gramë kokainë. Prokuroria kërkoi 3 vjet e katër muaj burg përfshirë uljen e dënimit me 1/3. Këtë vendim dha dhe gjyqtari, Arben Micko, por ai aplikoi nenin 59 të Kodit Penal duke mos e ekzekutuar dënimin. Ai caktoi që i pandehur të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale për 18 muaj që dënimi të mos ekzekutohet.

Report this video

Select an issue

Embed the video

"Vrasja e dyfishtë", autorët duhet të ishin në burg, por ja si u liruan
Autoplay
<iframe frameborder="0" width="480" height="270" src="https://www.dailymotion.com/embed/video/x38i7b3" allowfullscreen allow="autoplay"></iframe>
Add the video to your site with the embed code above