Edhe deputeti socialist i zonës së Dhërmiut, Koço Kokëdhima dëshmon për fakte të reja rreth Kishës së Dhërmiut dhe bastisjes së varrit të Nil Katalanit.
?Në vitet ?90 një tjetër dhërmiot, - thotë Koço Kokëdhima - Klearko Papasava zhvarrosi Katalanin, i flaku eshtrat e tij dhe mbi varrin e Nilos ndërtoi këtë gjoja kishëzën e re!
Prifti i Dhërmiut Bixhili, u ka pohuar banorëve të Dhërmiut se kishëza e vogël është bërë me lejen e autoriteteve të larta kishtare. Në se kjo është e vërtetë, atëherë duhet të mendojmë që zhvarrimi i Katalanos është bërë me nxitjen e këtyre autoriteteve.
Që askush të mos fshihet pas gishtit, duhet ta themi haptaz se kjo luftë, në emër të ortodoksisë dhe lirisë së besimit, bëhet jo për të mbrojtur kioskën e betontë të Klearko Papasavës?,- dëshmon Kokëdhima, i cili vetë është banor dhe njohës i mirë i kësaj zone.
?Tashmë besohet në mënyrë të sigurtë që eshtrat e Katalanit u gjetën dhe konservuan nga një grup ekspertësh shqiptarë?, tregon ai.