A1 Report - Aksidentohet kryebashkiaku i Kamzës Mziu, jashtë rrezikut

  • 9 years ago
Kreu i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu është përfshirë në një aksident në afërsi të një karburanti në Kamëz.Mësohet se makina Mercedez Benz me të cilën udhëtonte kryebashkiaku Mziu si pasagjer është përplasur me një tjetër mjet në afërsi të një karburanti në Kamëz që vinte në drejtim të Kamzës.

Sipas policisë automjeti tjetër i ka prerë rrugën mjetit me të cilin udhëtontë Mziu duke shkaktuar përplasjen. Mësohet gjithashtu se persona që udhëtonin në automjetin tjetër që aksidentoi Mziun janë larguar nga vend i ngjarjes.

Mësohet se ai është jasht rrezikut për jetën ka marrë plagë të lehta në trup dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Mjekët konfirmojnë për A1 Report se ai ka dëmtime në kokë.

Recommended