A1 Report - Azilkërkuesit, pas Gjermanisë, shqiptarët i drejtohen Finlandës

  • 9 years ago
Nuk është Gjermania por Finlanda rruga e shpresës për dhjetëra banorë të fshatit Starovë të Pogradecit. Janë kryesisht të rinjtë e fshatit që në kufijtë e mbijetesës i janë drejtuar shtetit në veri të Evropës pasi kanë mësuar se ofron azilin.

Këtu largohen njerëzit ngaqë s?ka punë, ngaqë ka për shembull prodhimet nuk shiten, kushtet nuk kemi asgjë. Unë kam djalë vet i katërt. Nuk i përballojmë dot.

Ka raste shumë në kwtë fshat, në fshatin Starov që largohen?
Po, ngaqë s?kan të ardhura, s?kan punë. Mosha nga 25 e lart se këta të vegjlit këta nuk punojnë fare.

Rrugët janë të heshtura në Starovë. Të moshuarit e mbetur I kanë sytë nga fëmijët me shpresën se atyre do ti buzëqeshë fati.

E cilësojnë të drejtë rrugëtimin e tyre drejt Finlandës.

Të tjerë banorë shprehen të zemëruar me ata që largohen. I cilësojnë si dembelë. Për ta është më e rëndësishme punimi i tokës dhe të mbjellat se sa punët e rëndomta në dhe të huaj.

Nuk rritet mirëqenia e njeriut me të harbuar me xhepin e tjetrit, puno të kesh.
A ka punë këtu?
Ka punë, pse s?ka. Ja ku është toka, punoje. Ata e shesin tokën dhe ikin.
Ju e keni menduar ndonjëherë të largoheni?
Kurrën e kurrës.
Pse?
Puno të kesh, vendi jot është më i pasur se të gjithë. Ti s?do të punosh ç?të bëjë unë.

Kohët e fundit qindra azilkërkues janë kthyer nga Gjermania. Ky fat mund të jetë I ngjashëm dhe për të rinjtë e fshatit Starovë.

Recommended