A1 Report - Mjekët specialist / Keta: Ministria të mos justifikohet por të gjejë zgjidhje

  • 9 years ago
Në përfundim të fjalës së Ministrit Beqaj ishte ai Deputeti Demokrat Roland Keta ai që ju drejtua ministrit duke i kërkuar që të gjejë një zgjidhje për situatën dhe të lëri mënjanë justifikimet sepse ata nuk kanë asnjë rëndësi për qytetarët.

Ai solli rastin e spitalit të Bulqizës që sipas tij nuk ka mjek kirurg, duke thënë më tej se ndryshimet në ligj i ka sjellë PD-ja ndërsa qeveria e sollia ligjin ashtu siç ishte në 2009.

?Unë dhe opozita mbështesim çdo nismë që i shërben shërbimit shëndetësor që qytetarit. Më vjen mirë që ministri e pranoi që në Bulqizë nuk ka kirurg. Është fatkeqësi që në një qytet minatorësh ku aksidentet ndodhin përditë mos ketë kirurgë. Ministri nuk mund të kthejë këtë përgjigje. Në spitalin e Peshkopisë ka 5 kirurgë dhe mund të vijnë edhe në Bulqizë. Ndryshimet në ligj i sollëm ne, se ju e sollët ligjin si e lamë ne në 2009.?­ tha Keta.

Recommended