A1 Report - Rrëfehet grabitësi: Kisha borxhe bixhozi, më kërcënonim me jetë

  • 9 years ago
DURRËS - ?Kisha borxhe bixhozi, të cilat nëse nuk i ktheja kërcënohesha me jetë nga borxhlijtë ndaj vendosa të grabis bankën?. Kjo ka qenë dëshmia para trupit gjykues e 31-vjeçarit Alban Duka, i cili së bashku me shokun e tij 41-vjeçarin me iniciale G.K i arrestuar gjithashtu nga policia grabitën rreth 35 mijë euro nga një bankë e nivelit të dytë në Durrës, mesditën e së mërkurës.

Alban Duka, i cili gjatë grabitjes ishte maskuar si një moshuar me nje maskë që dukej qartë së ishte punuar nga një profesionit orët e para të mëngjesit të sotëm doli para trupit gjykues, ku u njoh me masën e sigurisë ?arrest me burg? që gjykatësi Fejzo Hysi kishte rezervuar për të.

E njëjta masë sigurie u kërkua dhe nga prokurori i çështjes Bledar Bejko.

Duka ka rrëfyer përpara trupit gjykues edhe motivet që e shtynë të grabiste.

?Unë kisha shumë borxhe pasi jam një frekuentues i rregullt i bixhozit, prej kohësh shumë e borxheve vetëm po rritej, ndërsa ata që më kishin dhënë borxh kishin filluar të më kërcënonin me jetë nëse nuk u ktheja paratë. Ata më nxisnin të bëja çdo gjë për tu kthyer paratë, ndaj vendosa të grabis bankën?. Kështu ka pohuar para trupit gjykes Alban Duka, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.