A1 Report - Gjykata Durrës:Burg biznesmenëve trafikantë, pritet ekstradimi në Itali

  • 9 years ago
DURRËS - Gjashtë biznesmenëve të arrestuar në Durrës dy ditë më parë në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikimit të lëndëve narkotike sot u është komunikuar masa e ?arrestit me burg? dhënë në mungesë e cila ishte në fuqi në momentin e arrestimit.

Edmond Tepshi 52 vjec, djali i tij Guido Tepshi 25 vjec dhe dy vëllezërit e Edmondit, Luan dhe Artur Tepshi së bashku me Kastriot Dyrmishin dhe Luan Teneqëxhiun u njohën me masën e sigurisë së dhënë nga gjyqtari Fejzo Hysi.

E njëjta masë sigurie u kërkua edhe nga prokurori i çështjes Qudret Kadia, ndërsa të arrestuarit për 40 ditë do t?i lihen drejtësisë shqiptarë në kuadër te hetimeve. Pas kësaj pritet ekstradimi i tyre drejtë Italisë, ku ata janë shpallur në kërkim si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike. Urdhër arresti ndaj 6 biznesmenëve ka dalë në orën 18:00 të së hënës nga Gjykata italiane, natën ka mbërritur me faks në Shqipëri dhe në 05:00 të mëngjesit të së martës janë bërë arrestimet.

Policia e Durrësit ka pasur informacione të mbledhura për të dyshuarit, por nuk ka pasur prova për t?i arrestuar, pasi aktiviteti kriminal i tyre është kryesisht në Itali.

Mësohet se koka e grupit është Edmond Tepshi, ndërsa më pas ishte djali i tij 25-vjeçar Guido, i cili ishte edhe futbollist i Superligës shqiptare te futbollit dhe jurist në portin e Durrësit.

Operacioni i koduar ?Ricarica 2013? për shkatërrimin e organizatave kriminale dhe trafikun e drogës është zhvilluar paralelisht në Itali-Shqipëri-Gjermani, ku në vendin tonë u konkretizua me 6 arrestime. Ata rrezikojnë dënimin me jo më pak se 20 vjet.