Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një vit pas arrestimit, 16 të pandehurit e akuzuar për sulm të armatosur ndaj policisë gjatë aksionit të vitit 2014 në Lazarat, si dhe kultivim të hashashit, kanë dalë për gjykim në gjykatën e krimeve të rënda.
I pari që iu pergjigj apelit të trupit gjyqësor ishte Gate Mahmutaj, i cili ka qëndruar gjatë një ore pas hekurave pranë të birit si dhe Arbion Alikos, i akuzuar për vrasjen e punonjësit të Reneas në operacionin e 24 qershorit të këtij viti në Lazarat. Proçesi u hap me apelin e të pandehurëve dhe fill pas tij u mbyll për shkak të mungesës së disa prej të pandhurëve dhe avokatëve të tyre.
Perveç gjereraliteteve të pandehurit nuk kanë dhënë asnjë shpjegim në lidhje me akuzat. 16 të pandehurit, 7 prej të cilëve në mungesë, akuzohen për krijim të grupit të strukturuar kriminal, armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë si dhe kultivim droge.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/deshton-seanca-e-pare-per-dosjenlazarati-2014-mungonin-te-pandehurit/
Comments