Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8/22/2015
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria do të marrë një kredi të re në tregun ndërkombëtar me vlerë 250 milion euro me garanci të BB.
Përveç normave të interesit, një nga arsyet e daljes në tregun e huaj është që bankat vendase të kreditojnë biznesin dhe qytetarët.
Por ekspertët e ekonomisë mendojnë se për këtë nuk ka garanci, ndërkohë që evidentojnë të tjera problematika në sigurimin e këtij borxhi të ri.
Arjan Kadareja: ?Kreditimi ka disa faktorë shumë më të rëndëishëm mbi bazën e të cilëve zhvillohet apo jo. Zëvendësohet borxh në lekë me borxh në euro, borxhi i qeverisë do të ekspozohet edhe ndaj kursit të këmbimit dhe natyrisht ndaj aftësisë së ekonomisë shqiptare për të gjeneruar të ardhura në euro. Një problem që shoh unë është që në një farë mënyrë duke marrë borxh jashtë nuk kontribohet në zhvillimin e tregjeve financiare të brendshme?.
Ish-anëtari i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arjan Kadareja, evidenton një avantazh të kësaj kredie, atë të sigurimit të një borxhi të ri më të lirë, për të shlyer borxhinj e vjetër që është më i shtrenjtë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/kredia-e-re-e-qeverise-kadareja-nuk-ka-garanci-se-clirohet-kreditimi/

Category

📺
TV

Recommended