Promovohet libri i shkrimtari Fixha, "Bojka, më e vogla Shanto"
  • 9 years ago
Në kuadër të 70-vjetorit të Luftës Nacional Çlirimtare shkrimtari, Ferit Fixha ka promovuar librin e tij "Bojka, më e vogla Shanto". Libër i cili flet mbi heroizmin dhe patriotizmin e Shantos, vajzës më të vogël të familjes Bojka, kundër pushtuesve fashistë, që për autorin Shanto do të mbetet shembull për brezat e ardhshëm.

Për historianët ky libër është një thesar për të njohur historinë e asokohe, e që për disa të tjerë ajo kërkon të fshihet dhe të mos dokumentohet.

Pjesë e promovimit të librit u bë edhe personazhja reale, zonja Shanto e cila edhe pse në moshë të thyer, i ruan më së miri kujtimet e asaj kohe duke i sjellë të pasqyruara në rrjeshtat e librit "Bojka, më e vogla Shanto".
Recommended