A1 Report - Dy te vrare me armë zjarri, nje ne Peshkopi dhe nje ne Elbasan

  • 9 years ago
TIRANË - Dy persona janë vrarë me armë zjarri pasditen e sotme. Ngjarja e parë ka ndodhur në fshatin Lurë të Dibrës ku ka humbur jetën Shpendi Skana, 34 vjeç, ndërsa krimi i dytë ka ndodhur në Elbasan, ku Arben Çeta është vrarë me tre plumba në kokë.

Nga Elbasani mësohet se viktima është Arben Çeta, i cili është ekzekutuar brenda makinës së tij me targa AA 937 DR me 3 plumba në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "11 Nëntori", e njohur ndryshe si vendi i 6-katëshit. Pista e parë e hetimit për shkaqet e kësaj ngjarjeje mësohet se është ajo e hakmarrjes. Çeta është plagosur gjatë nëntorit të vitit 2013 me armë zjarri në fshatin Fushë-Labinot të Elbasanit.

Ai ka qenë i dënuar për një vrasje në vitin '98 dhe ka kryer 13 vite burg për këtë krim. i u lirua nga qelitë në vitin 2011. Por Çeta mbeti një element për policinë.

Në 3 shtator 2013 ai u arrestua për vjedhje. Gjykata e Faktit në Elbasan në 4 shtator 2013, me vendim numër 536, rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për ta lënë në "arrest në burg" dhe vendos masën detyrim paraqitje.

Prokuroria e apeloi vendimin e Shkallës së Parë. Në 26 nëntor 2013, Gjykata e Apelit në Durrës ndryshoi masën e sigurisë dhe vendosi "arrest me burg" për Çetën.

Policia e kishte shpallur në kërkim që prej asaj date dhe kishte organizuar disa operacione për ndalimin e tij, por pa sukses.

Burime policore thonë se 47-vjeçari dyshohet të jetë qëlluar për vdekje, në shenjë hakmarrje.

DIBËR, 1 I VRARË DHE 1 I PLAGOSUR ME ARMË
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një përplasjeje me armë që ka ndodhur në fshatin Lurë të Dibrës.

Ngjarja është shënuar në fshatin Lurë të Dibrës ku Shpendi Skana dhe Ndricim Cuku janë qëlluar me brëshëri automatiku nga Ilir Rajta.

Për pasojë ka gjetur vdekjen Skana, ndërsa Ndriçim Cuku ka mbetur i plagosur rëndë dhe u transferua me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Blutë e Dibrës janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe janë vënë në kërkim të autorit.

Burime paraprake pranë policisë së Dibrës bëjne me dije se autori i krimit njihej si person problematik, ndërsa në momentin që ka kryer vrasjen dyshohet të ketë qënë në gjëndje të dehur.


Dy të vrarë me armë zjarri, një në
Peshkopi dhe një në Elbasan

Recommended