Teatër nën qiell të hapur, manifestim i ri kulturor në Çarshi
  • 9 years ago
Çarshia e vjetër e Shkupit do të pasurohet edhe me një manifestim kulturor. Në fund të muajit maj do të fillojë festivali teatral i quajtur "Teatri Ndryshe" ku shfaqje në qiell të hapur. Në festival do të aktrojnë grupe teatrale nga të gjitha trevat shqiptare mirëpo nuk përjashtohet mundësia që të inkuadrohen edhe aktorë të huaj. Organizatorët e festivalit thonë se me këtë iniciativë, duan të ruajnë vlerat kulturore të Çarshisë.

"Festivali do të jetë revyal, nuk do të jetë garues dhe uroj që ky festival të jetojë edhe vazhdimësinë e tij. Ideja ishte që përveç ekipit aktorëve të Shqipërisë Kosovës, aty ku frymojmë gjithmonë shqip që të ftojmë edhe kritik teatri. Kjo që të nesërmen të debatohet në Librarinë e Çarshisë që është një vend shumë i mirë. Thjeshtë të debatohet për dramën shqipe, dje, sot dhe nesër", deklaroi Ylber Murtezi, drejtori i festivalit "Teatri Ndryshe".

"Duam që ta kthejmë në njëfarë mënyrë teatrin origjinal, të lashtësisë, të antikës që e dimë gjithmonë që ato shfaqje janë luajtur jashtë. Pse jo kjo çarshi e vjetër, kjo bukuri që rrallë kund mund ta shihni të mos ketë shfaqje që do të luhen nëpër vende të ndryshme siç është Kurshumli An, në mes të çarshisë e tek parku i Çairit", tha Hamdi Rashiti, Përzgjedhës i shfaqjeve.

Ky manifestim do të realizohet me mbështetje të Komunës Çair dhe Ministrisë së Kulturës, në bashkëpunim me Librarinë e Çarshisë . Ferikan Iljazi
Recommended