Ja kush përjashtohet nga kandidimi në PD, Udhëzimi i Bashës: Analizë për humbjen

  • 9 years ago
Partia Demokratike, ka hapur zyrtarisht procesin e zgjedhjeve në bazë por dhe analizimit të humbjes në 23 qershor. Rezultati i dobët, që çoi në opozitë Partine Demokratike, rezulton si penalizuese për drejtuesit në bazë të kësaj force politike.
Në udhëzimin e firmosur nga kryetari Lulzim Basha, thekohet qartë se skulifikimi nga rikandidimi për të gjithë ata kryetar dege, që në zgjedhjet e 2013 kishin rezultat më të dobët se në 2009. Në udhëzim, parashikohet dhe një listë tjetër në kategorinë e personave që nuk mund të kandidatojnë në zgjedhjet partiake.
Nga gara përjashtohen deputetët, kryetarët e këshillit të qarkut, kryetarët e bashkisë apo komunave, duke u cilësur si të papajtueshëm me mandatin e kryetarit të degës. Gjithashtu, të skualifikuar janë dhe të gjithë kryetarët e grup seksioneve që kanë konsumuar dy mandatë, përcaktuar kjo dhe në statutin e partisë. Por ndërkohë që paralelisht me zgjedhjen e strukturave të reja, demokratët do të përfshihen dhe në analizën e humbjes që pësuan në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Demokratët u duhet të evidentojnë shkaqet e humbjes, ndërkohë që analiza e zgjedhjeve do të fokusohet tek fenomeni i "joshjes së votuesve", vlerësimin e masës së ndikimit të këtij fenomeni në rezultatin e qëndrës së votimit përkatëse, si dhe mënyra e skemave të përdorura nga kundërshtari për realizimin e joshjes së votuesve.
Dokumenti parashikon që analiza e zgjedhjeve të bëhet brenda 45 ditëve, dhe vetëm pas mbylljes së saj do të nisë procesi i zgjedhjes së strukturave të Partisë Demokratike. Qershori do të jetë muaji që do të mësohen kush do të drejtojë në bazë dhe në qendër partinë më të madhe opozitare.

Recommended