A1 Report - Milot, Antidroga arreston 7 furnitore me 30 kg droge, emrat dhe fotot
  • 9 years ago
SHKODËR -- "A1Report!" sjell emrat dhe fotot e 4 prej 7 prej të arrestuarve nga Policia e Shtetit mesditën e sotme në Milot të Shkodrës, si furnitorë lëndësh narkotike. Burime nga Policia thanë për "A1Report!" se të arrestuarve u janë sekuestruar gjatë një operacioni "blic", 30 kg lëndë narkotike, që ishin duke e transportuar me dy makina, një Benz dhe një Volkswagen (në foto)

Katër nga të arrestuarit janë: Gjok e Ardit Kalthi, Agustin Marku e Tonin Ruci.

Bashkë me lëndën narkotike, atyre iu janë sekuestruar edhe dy makinat, me të cilat e transportonin. Operacioni i Policisë së Shtetit kundër trafikantëve të drogës është ende në vazhdim dhe priten zhvillime.
Recommended