A1 Report - Berat, Çuçi: Nuk mund te kete pushtet vendor me 10% taksa
  • 9 years ago
BERAT - Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ishte në Berat ku paraqiti të dhënat e njësive të qeverisjes vendore të këtij rrethi dhe përfitimet që burojnë nga konsolidimi i këtyre njësive me miratimin e reformës territoriale.

Në fjalën e tij ministri Çuçi tha se nuk mund të flitet për pushtet vendor kur ai nuk mbledh më shumë se 10% të taksave.

"Mbi 35% e komunave në Berat janë totalisht të varura nga buxheti i shtetit dhe janë jashtë funksionit si njësi vendore të afta për të kryer shërbime. Nuk mund të flasim për pushtet vendor apo për autonomi lokale kur kemi njësi që mbledhin jo më shumë se 10% të taksave lolale në buxhet, dhe kur çdo investim vjen nga buxheti i shtetit. Në qarkun e Beratit për vitin 2012 raporti i të ardhurave nga buxheti i shtetit është 77% ndërkohë që 23% të të ardhurave i krijojnë vetë njësitë vendore". u shpreh ministri Çuçi

Ndër të tjera ministri shtoi se kosto e administratës se disa komunave në Berat është 14 herë më e lartë se e vetë Bashkisë Berat.

"Në këtë qark buxhetet e komunave zënë vetëm 17% të totalit ndërkohë që shpenzimet administrative zënë 54% të buxhetit total. Në qarkun e Beratit, mbi 28% e komunave kanë më pak se 1000 banorë, te tilla si komuna Leshnjë me vetëm 444 banorë, Çepan me 680 banorë, Zhepë 698 banorë etj." përfundoi ministri Çuçi

Ndërkaq konsultimet publike për reformën territoriale do të vijojnë nesër në Fier dhe Gjirokastër
Recommended