A1 Report - Pallati i Bashës, Tahiri dorëzon padi në Prokurorinë e Vlorës

  • 9 years ago
VLORE- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shkuar sot në Prokurorinë e Vlorës për të dorëzuar një kallzim penal lidhur me shkeljet e konstatuara gjatë ndërtimit dhe marrjes së lejes për ndërtimin e "Kompleksin Jon" tek "Uji i Ftohtë" në Vlorë në pronësi dhe të vjehrrit të kryetarit të PD-së, njëkohësisht kryetar i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

Mësohet se kallëzimin Tahiri e ka bërë si kreu i Taskë Forcë.

"Kallëzimi është bërë pas njohjes me relacionet e paraqitura nga Inspektoriati Urbanistik Kombëtar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe dokumentet bashkëngjitur këtyre relacioneve.

Task-Forca ka analizuar situatën ligjore dhe faktike të objektit në ndërtimin "Godinë banimi dhe shërbime 1-4-5 kate + 1 kat papafingo + 1 kat nëntokë dyqane", në lagjen "Uji i Ftohtë", Vlorë, të zbatuar nga subjekti ndërtues shoqëria "G.B-A KONSTRUKSION", në bazë të lejes së ndërtimit të miratuar nga K.Rr.T-ja e Bashkisë Vlorë, me Vendimin e saj Nr. 5/7, datë 17.08.2010."- thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.

Përmes kësaj padie Ministri kërkon hetim tërësor të piramidës së personave të cilët favorizuan ndërtimin e "Kompleksit Jon"

Recommended