A1 Report - Tetovë, mbahet konferenca "101 vjet shtet shqiptar e mëpastaj"
  • 9 years ago
TETOVE- Tetova ka mirëpritur sërish akademikë e politikanë nga të gjitha trevat shqipfolëse në një konferencë ndërkombëtare të organizuar me rastin e 101-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Konferenca "101 vjet shtet shqiptar e mëpastaj" ka mbledhur sëbashku kryetarin e komunës së Çairit Izet Mexhiti, dekani i Fakultetit Filozofik të Univesitetit të Prishtinës Bujar Dugolli, studiues si Pranvera Dibra, Afrim Krasniqi, Majlinda Keta, Zylyftar Bregu dhe madje edhe Mehmet Prishtina, pinjoll i Hasan Prishtinës, i cili ishte i ftuar nderi.

Ndërkaq kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, tha se "qyteti po vijon traditën e tij të festimeve", ndërsa Mexhiti tha se përkundër mosbesimit janë mbledhur sërish si një vit më parë.

Ndërsa kreu i Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Studime Ballkanike, Arsim Sinani, tha se "kjo konferencë është treguesi më i fortë se shqiptarët do të vazhdojnë të bashkëpunojnë fort edhe në të ardhmen me projekte të përbashkëta akademike për zhvillimin kombëtar".

Në këtë konferencë shkencore u trajtuan tema që kanë të bëjnë me aspektet historike, juridike, ekonomike dhe sociologjike të trajtuara në 10 panele me pjesëmarrjen e 101 studjuesve nga universitetet shqiptare në rajon.
Recommended